Vidal ka vendosur për të ardhmen e tij!

Agjenti i Arturo Vidal, Fernando Felicevich ka deklaruar kështu:” Është e vërtetë që ka shumë oferta mirëpo ai do të qëndrojë tek Inter.”

Mesfushori kilian ishte një dëshirë e trajnerit Antonio Conte dhe ky i fundit deri më tani është shumë i kënaqur me performancën e tij kështu që largimi këtë verë nuk është një opsion.

Kishte shumë zëra që thonin se Vidal do të transferohej në MLS mirëpo deklarata e agjentit të tij i ka shuar të gjithë këto zëra duke rikthyer vëmendjen përsëri tek kampionati ku Inter është 9 pikë larg Milanit të vendit të dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here