Stuhia në merkato: Milinkovic-Savic lë Lazion por jo Serie A!

Sipas një raportimi të mediave nga Spanja, Sergej Milinkovic-Savic po bëhet gati për një transferim tek AC Milan për shkak se Paolo Maldini është duke punuar në një drejtim të tillë.

Mesfushori serb ka bërë përsëri Milanin të ëndërrojë për shkak pasi ka vite që kuqezinjtë po ëndërrojnë transferimin e serbit nga skuadra kryeqytetase.

Deri tani një gjë e tillë u pamundësua për shkak se presidenti Claudio Lotito kërkonte një shifër prej 100 milionë eurosh mirëpo tashmë shkaku i krizës ekonomike një shifër e tillë duket vështirë të kërkohet.

Savic pritet që të zërë vendin e Calhanoglu pasi ai ka një kontratë që skadon këtë verë dhe akoma nuk ka rinovuar me Rossonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here