Juventus ka gati goditjen e parë për merkaton e verës.
Andrea Agnelli pritet të bëjë ndryshime të mëdha te Juventusi në verë. Biankonerët renditen në pozitën e tretë në Serie A dhe janë eleminuar nga Liga e Kampionëve.
Portali spanjoll Don Balon, raporton se Juventus synon transferimin e yllit të Sevillas, Joan Jordan.
Jordan u transferua te Sevilla në vitin 2019 nga Eibar për 15 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka luajtur 41 ndeshje, ka realizuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Biankonerët e dëshirojnë me çdo kusht spanjollin dhe Agnelli ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurove.
Sevilla nuk e ka ndërmend ta refuzojë ofertën e Biankonerëve dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.