Ndalojnë bisedimet me Cityn, Sterling tek gjiganti i Serie A!

Negociatat në mes të Manchester City dhe Rahem Sterling për rinovimin e kontratës janë ndërprerë.

Sulmuesi anglez tashmë po shihet në Itali si zëvëndësuesi i duhur për Cristiano Ronaldon në rast të largimit të tij nga Juventusi.

Sterling ka ndërruar agjentin e tij dhe tashmë situata ka ndryshuar plotësisht ku nuk përjashtohet largimi nga Citizens me Juventusin që po pret për mundësinë më të vogël për transferimin e tij.

26 vjeçari ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh shifër kjo që mund të ulet por ajo që e bën më të dëshiruar nga Zonja e Vjetër është sepse paga e tij prej 16 milionë eurosh është dy herë më e ulët sesa ajo e portugezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here