Juventus po mendon për të ardhmen e Bentancur e cila mund të jetë tek Bayern Munich pasi po planifikohet një shkëmbim i mundshëm me Goretzkan.
Rodrigo Bentancur nuk është duke bindur nën urdhërat e Andrea Pirlos dhe për këtë arsye po planifikohet një largim i mundshëm dhe shkëmbimi me Leon Goretzka mund të jetë zgjidhja e duhur për Zonjën e Vjetër.
Ylli i bavarezëve ka një kontratë që skadon në vitin 2022 dhe ka kohë që pëlqehet tej mase nga drejtori sportiv Fabio Paratici.
Një marrëveshje mes dy palëve pritet të jetë më e arsyeshme për shkak se Bentancur ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe vështirë se ndonjë skuadër mund të ofrojë një shumë të tillë e aq më pak Bayern që ka shfaqur interesim për të.