Shkëmbim spektakolar: Romagnoli në Olimpico, ylli i Lazios te Milani

Lajm bombastik nga Italia, Milan dhe Lazio shkëmbejnë yjet e tyre.

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro në fund të sezonit.

26-vjeçari e ka humbur vendin e titullarit te Milani dhe Rosonerët planifikojnë ta shesin atë, pasiqë kontrata e tij skadon në vitin 2022.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, interesim për Romagnolin ka shfaqur Lazio dhe Maldini ka nisur bisedimet me Igli Taren.

Në këmbim të Romagnolit, Milan ia ka kërkuar Lacialëve kartonin e Joaquin Correas.

Correa pëlqehet shumë nga Rosonerët dhe mbetet ta shohim nëse Milan dhe Lazio do të arrijnë marrëveshje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here