Mikkel Krogh Damsgaard i cili momentalisht është pjesë e skuadrës së Sampdorias është shumë pranë arritjes së një marrëveshje për tu transferuar tek skuadra e Interit, raporton kështu Calcio Mercato.
Neroazzurët po përgatiten për transferimin e 20 vjeçarit i cili aktualisht ka një vlerë prej 30 milionë eurosh.
Damsgaard deri më tani ka arritur të shënojë 2 gola dhe të asistojë 4 herë për Sampdorian në 26 ndeshje të Serie A sa i ka zhvilluar.