Liverpool pranë transferimit të Konates!

The Reds po i afrohen objektivit për të transferuar yllin e RB Leipzig.

Liverpool është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të RB Leipzig, Ibrahim Konate, raporton The Athletic.

Kampionët e Premier League janë duke bërë gati një ofertë prej 40 milionë eurosh për 21 vjeçarin pasi kaq është klauzola e tij.

Jurgen Klopp ka përjetuar një krizë lëndimesh të futbollistëve të tij dhe kjo është arsyeja se pse ai po kërkon të paktën edhe një qendërmbrojtës tjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here