Jo në Spanjë, Fabian Ruiz tek gjiganti i Serie A!

Ka javë të tëra që emri i mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz po përmendet për një transferim të mundshëm tek Barcelona ose Real Madrid mirëpo sipas lajmeve të fundit ai mund të transferohet tek Milan.

Ruiz tashmë ka refuzuar mundësinë për të rinovuar kontratën me Napolin pasi dëshiron largimin nga kjo skuadër.

Napoli është pajtuar me një fakt të tillë mirëpo siç raporton Gazzetta dello Sport nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga shërbimet e tij pa siguruar një shifër prej 50 milionë eurosh.

Milan në këtë mënyrë mund të tentojë të përfshijë në bisedime edhe ndonjë futbollist për të ulur sadopak çmimin e tij pasiqë napolitanët kanë nevojë për një emër të ri në mesfushë në rast largimi të spanjollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here