Reali do të sakrifikojë yllin e skuadërs për transferimin e Mbappe

Transferimi i Kylian Mbappe në Santiago Bernabeu është obsesion i Florentino Perezit për disa sezone me rradhë.

Los Blancos janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij, madje edhe të sakrifikojnë yllin e tyre.

Siç raporton Todo Fichajes, Reali do ta përfshijë Martin Odegaardin në operacionin për transferimin e Kylian Mbappes.

Norvegjezi është i huazuar te Arsenali dhe po bën një sezon mjaftë të mirë në Emirates.

Odegaard nuk dëshiron të rikthehet në Madrid përderisa Zidane të jetë trajner dhe Perez do ta përdor norvegjezin për të arritur deri te Mbappe.

Vlera e Odegaard në treg është 50 milionë euro dhe Madrilenët do të duhet të ofrojnë edhe 100 milionë euro të tjera për të siguruar kartonin e Mbappes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here