Rikthehet ai, Icardi tek Juve, ylli Biankoner tek PSG!

Skuadra e Juventusit ka nevojë për një sulmues të mirëfilltë dhe për këtë arsye po mendon që të sakrifikojë edhe shërbimet e Paolo Dybalas për të sjellur në Torino Mauro Icardin.

Juventus është duke kaluar një sezon tejet të vështirë dhe merkatoja verore është shumë e rëndësishme për ecurinë e Zonjës së Vjetër e cila pas 9 vjetësh duke se do të humbë fronin e Serie A.

Top Calcio 24 raporton se Juventus do të tentojë këtë verë për një shkëmbim të tillë për shkak se Dybala ka një kontratë që skadon në vitin 2022 dhe nuk e ka ndërmend rinovimin.

Një marrëveshje e tillë duket e kënaqshme edhe për PSG e cila nuk është se ka mbetur shumë e kënaqur nga Icardi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here