Shkëmbim spektakolar: Lukaku rikthehet në Premier League

Romelu Lukau është njëri nga lojtarët më të përfolur falë sezonit mbreslënës që po bën te Interi.

Belgu ka realizuar 25 gola këtë sezon në 34 ndeshje të luajtura dhe është sulmuesi më i kërkuar.

Sipas raportimeve të fundit, Chelsea dëshiron shërbimet e Lukakut me çdo kusht dhe Blutë e Londrës kanë përgatitur një ofertë joshëse për Interin.

Londinezët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Neroaxurëve kartonin e Timo Werner dhe 45 milionë euro në këmbim të Lukakut.

Inter ka shfaqur më parë interesim për Werner, mirëpo vështirë se Neroaxurët do të heqin dorë nga Lukaku.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here