Suning hap thesin: Inter transferon tre yje për 100 milionë euro

Te Inter kanë filluar të punojnë për merkaton e verës edhe pse Neroaxurët renditen në pozitën e parë në Serie A dhe janë në rrugën e duhur për ta fituar titullin.

Neroaxurët janë në probleme financiare, mirëpo këto probleme pritet t’i tejkalojnë, pasiqë në klub do të arrijnë investime të reja.

Përveç kësaj Inter ka lojtarë të cilët mund t’i nxjerr në shitje për të financuar përforcimet e sezonit të ardhshëm.

Antonio Conte ka piketuar tri përforcime për merkaton e verës dhe Marotta ka nisur sulmin për të siguruar shërbimet e tyre.

Inter do të synojë transferimin e Robin Gosens, Luis Muriel dhe Rodrigo De Paul. Për shërbimet e tyre Neroaxurët do të duhet të paguajnë 100 milionë euro.

Transferimi i Gosens dhe Muriel do t’i kushtojë Neroaxurëve 60 milionë euro, mirëpo në operacion mund të përfshihet Stefano Sensi për të ulur koston në 40 milionë euro.

Sa i përket De Paul, Inter do të ndajë 40 milionë euro, pasiqë konkurenca për mesfushorin argjentinas është e madhe.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here