Bombë nga Italia: Buffon te rivalët e përjetshëm të Juventusit

Lajm bombastik nga Italia, Gianluigi Buffon largohet nga Juventusi mirëpo jo nga Serie A.

E ardhmja e Gianluigi Buffon te Juventus është ende në pikëpyetje. Ekzistojnë disa hipoteza, pensionim, një tjetër sezon me Juventusin ose te ndonjë tjetër skuadër.

Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Buffon sezonin e ardhshëm mund të luaj për rivalët e përjetshëm të Juventusit, Milan.

Rosonerët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët me Donnarumman për rinovimin e kontratës dhe ky i fundit mund të transferohet te Juventusi.

Pikërisht Buffon mund ta zërë vendin e Donnarummas te Milani si një zgjidhje e përkohshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here