Finalja e Kupës së Italisë zhvendoset nga Olimpico, ja ku do të luhet…

Finalja e Kupës së Italisë nuk do të luhet në Romë.

Për herë të parë që nga viti 2008, kur u vendos të luhej një ndeshje e vetme, vendzhvillimi i saj do të ndryshojë.

Siç raportohet nga “La Repubblica”, stadiumi “Mapei” në Reggio Emilia është gati për ndeshjen midis Juventusit dhe Atalantës, e planifikuar për më 19 maj.

Në fakt, rajoni i Emilia-Romagna e fitoi këtë të drejtë falë një operacioni sponsorizimi që do t’i garantojë Ligës pak më pak se një milion euro.

Konfirmimi zyrtar do të vijë vetëm pasi Këshilli i Ligës të ketë dhënë dritën jeshile, por është pothuajse e pashmangshme.

Si Juve, ashtu edhe Atalanta ishin kundër të luajturit në Milano. Për Romën kishte probleme me UEFA-n dhe me rikuperimin e ndeshjes së prapambetur Lazio-Torino (e fiksuar për më 19 maj).

Prandaj, Juventusi dhe Atalanta, pak më shumë se një muaj para finales, mund të fillojnë të mendojnë me idenë e të luajturit në “Mapei Stadium”, arenën ku “Zonja e Vjetër” ngriti Superkupën e Italisë kundër Napolit, disa muaj më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here