Milan ka mundësi të mëdha që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Champions League dhe tashmë në merkato kanë filluar përgatitjet për përforcimin e skuadrës për një paraqitje dinjitoze në këtë kompeticion.
Paolo Maldini është i vetëdijshëm që një kualifikim në Champions nënkupton edhe një rinovim më lehtë të arritshëm me Donnarumman dhe Calhanoglun.
Ylli i PSG, Julian Draxler është synimi i Rossonerëve dhe tashmë është një objektiv që mund të arrihet më lehtë për shkak se ky i fundit nuk është më në planet e Pochettinos.
Milan mund të përfitojë nga kontrata e tij që skadon në fund të këtij sezoni dhe ta transferojë me parametra 0 dhe në këtë mënyrë mund ti ofrojë atij pagën prej 7 milionë eurosh që aktualisht merr tek parisienët.