Të gjithë e kërkojnë por Vlahovic ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme!

Dusan Vlahovic është padyshim njëri prej sulmuesve më premtues në Serie A dhe Fiorentina është e vetëdijshme se e ka të pamundur që ta mbajë atë në skuadër edhe për shumë kohë.

Për 20 vjeçarin interesim kanë shfaqur pothuajse të gjitha skuadrat e mëdha italiane mirëpo destinacioni i tij i ardhshëm me shumë mundësi do të jetë Milani.

Roma dhe Juventus gjithashtu kanë shfaqur interesim për të mirëpo serbi i cili ka një çmim prej 40 milionë eurosh me shumë gjasa do të veshë fanelën kuqezi.

Rossonerët ishin të interesuar edhe për Andrea Belottin por tashmë kanë ndryshuar mendje për shkak të moshës më të re të serbit i cili premton shumë vite të frytshme përpara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here