Ja arsyeja pse Donnarumma ndali bisedimet me Milanin!

Gianluigi Donnarumma nuk ka rinovuar akoma kontratën me skuadrën e Milanit për arsyen se dëshiron të sigurohet që në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Champions League.

22 vjeçari akoma nuk ka bërë asnjë paraqitjet në këtë kompeticion.

Kontrata e tij aktuale skadon në këtë qershor dhe deri më tani raportohet se ai i ka refuzuar dy oferta të Rossonerëve.

Aktualisht ai paguhet rreth 6 milionë euro në sezon ndërkohë me ofertën e re ai do të përfitojë 8 milionë euro por gjithçka pritet që të konkretizohet nëse kuqezinjtë kualifikohen për në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here