Juventus gjen zëvëndësuesin e Dybalas!

Paolo Dybala pritet që të largohet këtë verë nga skuadra e Juventusit dhe Zonja e Vjetër tashmë duket se ka gati emrin që do ta zëvëndësojë atë.

Bëhet fjalë për Kun Agueron i cili po kalon sezonin e fundit tek Manchester City dhe tashmë ka bërë të ditur që këtë verë do largohet nga kjo skuadër.

Dybala refuzoi një ofertë të Biankonerëve për rinovimin e kontratës pasi kërkon një pagë më të lartë se 10 milionë euro.

Juventus nga ana tjetër ka shënjestruar tashmë Kun Agueron i cili po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra të tjera si Barcelona dhe Paris Saint Germain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here