Nuk është Inter, Papu Gomez tek një tjetër gjigant italian!

Lajm i bujshëm nga Italia, Papu Gomez rikthehet në Serie A!

Sulmuesi i Sevillas, Papu Gomez mund të rikthehet në Serie A pas vetëm gjashtë muajve në Spanjë.

Sevilla e bleu Gomezin në janar për 7.5 milionë euro, mirëpo argjentinasi nuk ka bindur aspak dhe në verë pritet të largohet nga Sanchez Pizujan.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane në garë për Papu Gomezin është futur edhe Milani.

Rosonerët e shohin Gomezin si pasuesin ideal të Calhanoglus në rast se ky i fundit largohet nga San Siro.

Përveç kësaj transferimi i tij do ti kushtonte Milanit 8 milionë euro, shifër aspak problematike për Rosonerët.

Inter apo Milan, mbetet ta shohim se ku do të përfundojë Papu në verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here