Negociatat duket se janë gati që të fillojnë për yllin e Borussia Dortmund.
Babai i Erling Haaland, Alf-Inge dhe agjenti i tij Mino Raiola tashmë kanë arritur në Barcelonë për të filluar bisedimet me klubin spanjoll, raporton Sport.
Marrëdhëniet e mira në mes të Raiolas dhe Barcelonës i kanë dhënë shumë shpresë Juan Laportas për të arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit norvegjez.