Arkadiusz Milik gjatë kësaj vere mund të përfundojë tek Atletico Madrid ose të vendosë për tu rikthyer në Serie A por kësaj rradhe tek Juventusi.
Sulmuesi do të largohet nga Marseille dhe do të jetë i disponueshëm për një çmim prej 12 milionë eurosh.
Mundo Deportivo me anë të një shkrimi të dedikuar për sulmuesin polak ka detajuar sesi gjigantët europianë janë të gatshëm të duelojnë në mes tyre për të siguruar shërbimet e tij.