PSG, Roma dhe Milan në garë për Hysaj!

Elseid Hysaj ka bërë të ditur që në fund të këtij sezoni do të largohet nga Napoli dhe tashmë interesi për shërbimet e tij sa po vjen e po rritet dita ditës.

Mbrojtësi i kombëtares sonë këtë verë mund të largohet si futbollist i lirë pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk është një opsion për të.

Calcio Mercato raporton se skuadrat më të interesuara për të janë ato të Paris Saint Germain, AS Roma dhe AC Milan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here