Është mbyllur në barazim 2-2 derbi mes Juventus-it dhe Torino-s, i vlefshëm për javën e 29-të të Serisë A.
Gjithçka ka nisur mirë për bardhezinjtë që kanë gjetur golin e avantazhit pas vetëm 13 minutash lojë me Chiesa-n.
Reagimi i Torino-s ka ardhur në minutën e 27-të me golin e barazimit të shënuar nga Sanabria.
Sulmuesi i Demave ka qenë protagonist edhe në fillimin e pjesës së dytë, kur ka përmbysur ndeshjen duke përfituar nga një gabim i Kulusevski-t.
Kur dukej se Torino do të merrte tri pikët, Zonja ka arritur të gjejë golin e barazimit me Cristiano Ronaldo-n në minutën e 81-të.
Një gol që është anuluar fillimisht nga arbitri për pozicion jashtë loje, por që është konfirmuar nga VAR.