Skuadrat europiane të interesuara për Zapatan!

Duvan Zapata ka shumë mundësi që mund të largohet këtë verë nga skuadra e Bergamos pas 3 viteve qëndrim.

Sulmuesi kolumbian ka shkëlqyer këto sezone me Atalantan duke ngjallur kështu një interesim të madh nga skuadra të ndryshme europiane.

Mediat në Itali dhe Angli shkruajnë për një interesim të madh nga skuadrat e Chelseas, Liverpool dhe Arsenal për shërbimet e kolumbianit.

30 vjeçari edhe pse ka një kontratë që skadon pas dy vitesh mund të largohet nga zikaltërit nëse ndonjë skuadër është e gatshme të ofrojë 40 milionë euro për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here