Plani i ri, publikohen emrat e futbollistëve që do largohen nga Juventus!

Kriza ekonomike dhe pamundësia për të balancuar financat ka shtyrë Andrea Agnellin që të bëjë gati një plan SOS për ta sjellur skuadrën e tij në binarët e duhur.

Corriere dello Sport raporton që Zonja e Vjetër po synon që të arkëtojë këtë vit rreth 180 milionë euro, shumica e kësaj shifre mund të vijë nga shitja e disa futbollistëve.

Paratici tashmë ka përpiluar një listë futbollistësh që mund të largohen këtë verë.

I pari padyshim që është emri i Paolo Dybalas i cili është plotësisht i pakënaqur në Torino.

Lista vazhdon me emra si Adrien Rabiot, Aaron Ramsey dhe Alex Sandro ku që të tre nuk bëjnë pjesë në planet e Andrea Pirlos dhe do të jenë një ‘infuzion’ për financat e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here