Dybala pranë largimit nga Juventusi!

Gjigantët italianë tashmë e kanë tërhequr ofertën e tyre për rinovimin e kontratës.

Paolo Dybala është më afër se kurrë largimit nga skuadra e Juventusit, raporton kështu Calcio Mercato.

Biankonerët e kanë tërhequr ofertën që do ta bënte argjentinasin njërin prej 20 futbollistëve më të paguar në Europë.

Dybala nga ana tjetër është në kërkim të ofertave edhe më të mëdha, që me shumë mundësi do të përfundojnë me largimin e tij nga Juventusi këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here