Brozovic jashtë, publikohet emri i ri në mesfushë!

Marcelo Brozovic nuk është duke kaluar në një formë të mirë dhe kjo gjë mesa duket mund ta penalizojë atë këtë verë me një largim nga Interi.

Neroazzurët tashmë kanë gati alternativën për kroatin dhe bëhet fjalë për mesfushorin e AZ Alkmaar, Teun Koopmeiners.

Edhe Roma ka shfaqur interesim për të mirëpo Inter tashmë ka bërë gati ofertën prej 15 milionë eurosh për futbollistin e lindur në vitin 1998.

Nga ana tjetër bisedimet me Brozovic për rinovimin e kontratës janë ndalur, shenjë kjo që tregon shumë gjëra pasi kroati sipas mundësive më të mëdha është duke kaluar muajt e fundit me fanelën zikaltër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here