Milan tashmë duket se e ka gjetur zëvëndësuesin e Zlatan Ibrahimovic.
Përkundër faktit që ai zgjodhi të rinovojë kontratën edhe për një vit tjetër kjo gjë nuk po i ndalë drejtuesit e Milanit që të sigurojnë shërbimet edhe të një sulmuesi tjetër që më vonë do marrë rolin e suedezit.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Marseille, Valere Germain i cili këtë verë mund të vijë në San Siro me parametra 0.
Kontrata e 30 vjeçarit skadon në këtë qershor dhe Rossonerët po mendojnë seriozisht për afrimin e tij në skuadër pasi është një operacion që nuk i kushton shumë.
I gatshëm për një transferim të tillë është shprehur edhe vetë futbollisti i cili është gati për një aventurë të re jashtë Francës.