Reali me një këmbë në gjysëmfinale, Los Blancos mposhtin Liverpoolin

Real Madrid ka dhuruar një paraqitje spektakolare në ndeshjen e vajtjes në çerekfinalet e Champions League duke mposhtur Liverpool e Jurgen Klopp me rezultatin 3-1.

Pas një pjese të parë ku skuadra e Zidane dominon në çdo cep të fushës dhe mund të kishte shënuar më shumë se dy gola, në 45′ e dyta zgjohen anglezët dhe thumbojnë me Salah dhe disa raste të tjera, por jo konkrete…

Në anën tjetër, Real Madrid që gjeti golat e pjesës së parë me Vinicius Jr dhe Asensio (te goli i parë super asist nga Kroos dhe perfekt braziliani, te i dyti gafë e Arnold që kthen topin gabim) vuan pak, por del sërish në lojën e tij dhe mbyll llogaritë 3-1 sërish me Vinicius Jr.

Goditja e tij befason Alisson që nuk e mban dot topin. Më pas, Reali ka edhe raste të tjera për të thelluar rezultatin por në fund 3-1 kënaq Zidane.

Në “Anfield”, Liverpool duhet të bëjë shumë më shumë se sa sonte për të pasur shpresa, por ky Real është spektakolar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here