Shkëmbim spektakolar: Courtois transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Spanja, gati shkëmbimi spektakolar për merkaton e verës.

Mediat spanjolle kanë lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Thibaut Courtois mund të transferohet në Serie A.

Te Reali janë të gatshëm ta sakrifikojnë portierin belg për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinez.

Los Blancos ia kanë ofruar Interit kartonin e Courtois dhe 45 milionë euro në këmbim të Lautaros.

Mediat spanjolle shkruajnë se Inter është i gatshëm ta pranojë ofertën, pasiqë Neroaxurët janë në kërkim të një portieri dhe Courtois do të ishte zgjidhja ideale për portën.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe në verë mund të kemi shkëmbimin e vitit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here