E bujshme: Andrea Belotti te gjiganti italian për 25 milionë euro

Andrea Belotti pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Andrea Belotti ka vendosur të largohet nga Torino në fund të sezonit.

27-vjeçarit i skadon kontrata me Torinon në vitin 2022 dhe klubi do të jetë i detyruar ta shesë atë, para se të largohet me parametra zero.

Belotti ka luajtur 27 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 11 gola, ndërsa sipas Corriere dello Sport, Milan synon transferimin e italianit në merkaton e verës.

Rosonerët e shohin Belottin si përforcimin ideal për vijën e sulmit dhe kanë përgatitur një ofertë prej 25 milionë eurove.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Belotti sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në San Siro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here