Formacionet zyrtare: Bayern Munich – PSG

Bayern Munchen-PSG do të jetë përballja e madhe e mbrëmjes së sotme të çerekfinaleve të Champions League.

Të dy ekipet vijnë me mungesa, sidomos bavarezët, që vuajnë dëmtimin e Lewandowskit, por edhe mungesën e Gnabry, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.

Në formacionin zyrtar, trajneri Flick ka habitur pasi ka lënë në stol Davies, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Sule, Pavard, Lucas dhe Alaba. Kimmich dhe Goretzka luajnë në mesfushë, së bashku me treshen Sane-Muller-Coman. Në sulm i vetëm Chupo-Moting.

PSG nga ana tjetër vjen me më të mirët e mundshëm, ku bie në sy tridhëmbëshi i sulmit Di Maria-Mbappe-Neymar. Në mesfushë luan Danilo, Gueye dhe Draxler. Në mbrojtje një fanellë titullari merr Dagba në krah, së bashku me Diallo, Kimpembe dhe Marquinhos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here