Donnarumma dëshiron 12 milionë euro në sezon, ka gjetur skuadrën që ofron një shumë të tillë!

Milan ka dëshirë që të rinovojë kontratën me Gianluigi Donnarumman mirëpo situata ekonomike nuk po ja mundëson portierin pagën që ai po kërkon.

Donnarumma ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni ku aktualisht paguhet 6 milionë euro në sezon.

Rossonerët kanë shprehur gatishmërinë për të ngritur pagën e tij deri në 8 milionë euro mirëpo një gjë e tillë nuk po e bindë agjentin Mino Raiola.

PSG nga ana tjetër ka shfaqur gatishmërinë për të ofruar 12 milionë euro në sezon për të dhe tashmë gjithçka ka mbetur që të vendoset nga portieri kuqezi dhe agjenti Raiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here