Duket se skuadra e Bolognas do ta ketë shumë të vështirë për ta mbajtur mbrojtësin Takehiro Tomiyasu pasi interesimi për të sa po vjen e po rritet.
Pas Bayer Leverkusen dhe Everton tashmë në garë ka hyrë edhe gjiganti italian i Milanit.
Shifra për transferimin e tij sillet rreth 20 milionë euro, para këtë që Rossonerët janë në gjendje ti ofrojnë.
Mirëpo Milan është e interesuar gjithashtu edhe për transferimin e Orsolinit pasi anësori ka një kontratë që skadon në 2022 dhe Bologna tashmë ka mundësinë e fundit për shitjen e tij me një çmim që sillet prej 15 deri në 18 milionë euro.