Atletico Madrid dhe Juventus në garë për Milik

E përditshmja franceze L’Equipe, raporton se Juventus dhe Atletico Madrid janë të interesuar për transferimin e Arkadiusz Milik.

Sulmuesi polak u largua nga Napoli në janar dhe është i huazuar te Marseille.

Marseille mund ta blejë kartonin e Milik për 8 milionë euro, mirëpo L’Equipe shkruan se në kontratë ka klauzolë ku Marseille mund ta shesë polakun në rast se pranojnë një ofertë prej 12 milionë eurove.

Atletico Madrid dhe Juventus dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe për 12 milionë euro të transferojnë një sulmues si Milik.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here