Lajm i keq për Pochettinon, PSG pa yllin e skuadrës për sfidën me Bayernin

PSG merr një tjetër lajm të keq në kuadër të ndeshjes së kthimit ndaj Bayern Munchen në Champions League.

Klubi ka konfirmuar se kapiteni Marquinhos ka një dëmtim në këmbën e djathtë dhe do të mungojë ndaj Strasbourg këtë fundjavë.

Për ndeshjen ndaj Bayernit ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas gjasave Marquinhos nuk do të jetë i gatshëm.

Përveç mbrojtësit brazilian, ekipi parizien vuan edhe mungesën e Verrattit e Florenzit, që të dy me COVID-19.

Gjithsesi, deri të martën ndoshta njëri prej lojtarëve mund të rikuperohet, edhe pse duket gati e pamundur.

Ndeshja e kthimit çerekfinale mes PSG dhe Bayern do të luhet në “Parc des Princes” mbrëmjen e së martës. Sfida e parë përfundoi 2-3 në favor të kampionëve të Francës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here