Milan fillon bisedimet me yllin e Real Madrid!

Milan tashmë edhe zyrtarisht ka filluar bisedimet me yllin e Real Madrid, Lucas Vazquez mirëpo konkurenca për të duket shumë e ashpër.

Rossonerët në këtë garë duhet ti bëjnë ballë interesimit të Interi, Bayern Munich dhe Manchester United.

Calciomercato.com raporton se Paolo Maldini tashmë ka filluar bisedimet me agjentin e anësorit spanjoll dhe po shpresojnë për arritjen e një marrëveshje të shpejtë.

Dëshira e 30 vjeçarit ishte qëndrimi në Madrid mirëpo nuk arriti një marrëveshje me Los Blancos gjë që do ta detyrojë të largohet nga kryeqyteti spanjoll dhe favoriti për blerjen e tij mbetet Milani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here