CR7 dhe Zidane sërish bashkë, por tek cila skuadër?

Mediat spanjolle raportojnë se sezonin e ardhshëm Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo do të bëhen bashkë në një skuadër.

Tekniku francez pritet që të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere dhe ka shumë të ngjarë që ti bashkohet skuadrës së Juventusit.

Francezi do të largohet nga Los Blancos pa marrë parasysh rezultatet në fund të sezonit.

Ardhja e tij në stolin e Juventusit do të kishte një ndikim të madh edhe tek e ardhmja e Cristiano Ronaldos, i cili e adhuron idenë që të jetë prapë nën urdhërat e tij.

Nga ana tjetër edhe Andrea Agnelli është duke punuar fort që të arrijë një gjë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here