Njëri prej emrave më të spikatur këtë sezon në Serie A është padyshim ai i Cristian Romeros, një ish juventin që tashmë është pjesë e Atalantas.
Cristian Romero ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm nën drejimin e Gian Piero Gasperinit dhe tashmë ka rënë në radarët e skuadrës së Barcelonës.
Me një kontratë që skadon në vitin 2022 ai po përflitet për një rikthim tek Juventus mirëpo Juan Laporta nuk e ka ndërmend që të lëshojë një mundësi të tillë.
Siç raporton Don Balon, 22 vjeçari është një emër i rëndësishëm për projektin e të ardhmes së klubit.