Reali mposht Barcelonën në El Clasico dhe merr kreun e tabelës

Reali i Madridi ka arritur të triumfojë në “El Clasico” ndaj Barcelonës me shifrat 2-1, duke u ngjitur në vendin e parë, në një ndeshje vërtet emocinuese dhe shumë të luftuar deri në fund.

Sfida nisi në mënyrë perfekte për Realin e Madridit, që në minutën e 13’ gjeti golin e avantazhin me anë të Karim Benzema. Francezi finalizoi në mënyrë të mrekullueshme një krosim të dhënë nga Lucas Vasquez, ku me një finte mposhti portierin Ter Stegen.

Reali vijoi të tregohej cinik dhe në minutën e 28’ shënoi edhe golin e dytë. Toni Kroos ekzekutoi një goditje dënimi, që u devijua nga Dest dhe Jordi Alba dhe përfundoi në rrjetë. Barça u hodh në sulm për të rihapur ndeshjen, por pjesa e parë u mbyll me një tjetër rast të Real që goditi shtyllën me anë të Valverdes. 2-0 u mbyll fraksioni i parë.

Pjesa e dytë nisi përsëri e zjarrtë dhe me raste. Fillimisht, ishte Reali që kërcënoi për golin e tretë, ndërsa Barça u kundërpërgjigj me Minguezan, i cili shënoi pasi u gjend i lirë në zonë në minutën e 56’.

Barcelona u hodh e gjitha në sulm, por nuk mjaftoi. Nga ana tjetër Reali e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Casemiros, i cili u ndëshkua dy herë me të verdhë pas dy ndërhyrjeve radhazi brenda shumë pak minutash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here