Super shkëmbim: Brozovic në Madrid, ylli i Realit te Interi

Marcelo Brozovic po shkëlqen te Interi këtë sezon, mirëpo kroati nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit për rinovimin e kontratës.

Brozovic ka kontratë me Interin deri në vitin 2022 dhe disa skuadra po tentojnë të përfitojnë nga situata e tij.

Klubi i fundit që është futur në garë për Brozovic është Real Madridi dhe Los Blancos kanë përgatitur një ofertë joshëse për Interin.

Mediat spanjolle raportojnë se Reali do t’ia ofrojë Interit kartonin e Iscos dhe 10 milionë euro për Brozovic.

Mirëpo Inter do të kërkojë më së paku 20 milionë euro në para dhe kartonin e Iscos për ta lënë të lirë Brozovicin.

Bisedimet mes Realit dhe Interit pritet të fillojnë së shpejti dhe në verë mund të kemi një super shkëmbim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here