Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.
Drejtuesit e Juventusit i kanë ofruar Buffonit pozitë në klub, mirëpo 43-vjeçari nuk e ka ndërmend të pensionohet.
Fillimisht u raportua se Buffon do ta mbyll karrierën te Parma, mirëpo për momentin nuk ka asgjë nga transferimi i tij në Ennio Tardini.
Sipas raportimeve të fundit është Atalanta ajo që i ka ofruar Buffonit kontratë një vjeçare.
Atalanta planifikon ta shesë Golinin në fund të sezonit dhe e kanë piketuar Buffonin si njeriun ideal për t’ia besuar portën.
Buffon është i gatshëm të transferohet në Bergamo edhe për faktin se Atalanta mund të luaj në Champions sezonin e ardhshëm.