Arsenali kthehet te fitorja, Gunners mposhtin Sheffieldin 3-0

Arsenal ka mundur 3-0 Sheffield në transfertë dhe është kthyer te fitorja në Premier League.

Heroi i ndeshjes së luajtur në Bramall Lane ka qenë Lacazette, autor i një dygolëshi. Goli tjetër i Topçinjve është shënuar nga i riu Martinelli.

Londinezët janë ngjitur në vendin e 9 të renditjes dhe kanë shkuar në kuotën e 45 pikëve, 10 larg zonës Champions.

Sheffield mbetet në vendin e fundit me 14 pikë.

Kjo është fitorja e parë e marrë nga Arsenal në Premier League në fushën e Sheffield.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here