Juventus fillon merkaton: 2 transferime nga Premier League për 95 milionë euro!

Disa futbollistë janë duke u vëzhguar me kujdes nga skuadra e Juventusit.

Fitorja e fundit ndaj Napolit i ka dhënë një frymëmarrje Andrea Pirlos i cili tashmë mund të mendojë më i çliruar për merkaton.

Cristiano Ronaldo nga ana tjetër ka kërkuar disa përforcime gjatë kësaj vere dhe dëshira e portugezit duket se do të plotësohet nga drejtuesit e skuadrës.

Siç raporton Don Balon, dy yjet e Manchester United, David De Gea dhe Paul Pogba pritet që të jenë dy blerjet e para të Zonjës së Vjetër.

De Gea vlerësohet me një çmim prej 25 milionë eurosh ndërkohë që Paul Pogba kap një shifër prej 70 milionë eurosh.

Që të dy futbollistët nuk janë të pashitshëm nga Djajtë e Kuq dhe nëse ofrohet shifra e duhur ata mund të bëhen pjesë e Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here