Milan dhe Hakan Calhanoglu nuk kanë arritur ende marrëveshje për rinovimin e kontratës.
E ardhmja e Calhanoglus është njëra nga temat më të përfolura në muajt e fundit.
Mesfushorit turk i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës.
Rosonerët po tentojë ta bindin Calhanoglun që të qëndrojë në San Siro dhe i kanë ofruar turkut pagë prej 3.5 milionë eurove.
Calhanoglu nga ana tjetër kërkon 4.5 milionë euro në sezon dhe mbetet ta shohim nëse 27-vjeçari do të rinovojë me Milanin.