Super shkëmbim: Joan Jordan te gjiganti italian

Joan Jordan pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!.

Mesfushori i Sevillas, Joan Jordan ka përfunduar në shënjestrën e disa gjigantëve europian falë paraqitjeve të mira që po bën këtë sezon.

Jordan ka luajtur 42 ndeshje këtë sezon, ka realizuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Disa ditë më parë u raportuar se Juventus synon transferimin e spanjollit, mirëpo në garë për 26-vjeçarin është përfshirë edhe Interi.

Beppe Marotta ka përgatitur ofertën joshëse për Sevillan dhe Inter do tia ofrojë andaluzianëve kartonin e Sensit në këmbim të Jordan.

Vlera e Jordan dhe Sensit është 30 milionë euro dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here