Zlatan pranë një marrëveshje të re me Milanin!

Zlatan Ibrahimovic është shumë pranë nënshkrimit të një kontratë të re me skuadrën e Milanit, lajm që është konfirmuar nga Paolo Maldini.

”Kanë mbetur tashmë vetëm disa detaje të vogla për tu marrë vesh mirëpo rinovimi duket shumë pranë të ndodhë”- raportoi drejtori sportiv për Sky.

Suedezi vazhdon të mbetet pika e referimit për sulmin e kuqezinjëve dhe një zëvëndësues për të do të kërkohet gjatë kësaj vere me Andrea Belottin që duket favorit për të marrë një rol të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here