Bombë nga Italia: Conte largohet nga Interi, zbulohet pasuesi i tij

Gazetari i njohur italian Gianluca Rossi ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Antonio Conte do të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Conte është pranë fitimit të Scudettos me Interin pas 11 viteve, mirëpo në fund të sezonit do të largohet nga Meazza.

Italiani pati mosmarrëveshje me drejtuesit edhe verën e kaluar, mirëpo në fund vendosi të qëndrojë.

Conte dëshiron të largohet nga Interi si fitues dhe ka vendosur që të ndahet me Neroaxurët pas përfundimit të sezonit.

Rossi madje ka zbuluar edhe pasuesin e Contes dhe bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin.

“Marotta dhe Allegri kanë nisur bisedimet shumë kohë më parë, ndërsa kohët e fundit takimet janë intensifikuar. Allegrit i është bërë e ditur se ai do ta marrë drejtimin e Interit pas largimit të Contes”, ka thënë Rossi.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here