Dusan Vlahovic tek gjiganti i Serie A, injoron Milanin!

Javëve të fundit interesi i Milanit për sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic ka shkuar duket u rritur mirëpo një gjë e tillë me shumë mundësi do të rezultojë në dështim.

Kjo për arsye se tashmë Juventus ka hyrë në garë për serbin dhe është e vendosur për transferimin e sulmuesit të Firences.

Vlera prej 40 milionë eurosh që ka serbi në merkato nuk po e trembë aspak Fabio Paraticin i cili e ka përcjellur atë qysh prej kohës kur luante për Partizanin e Beogradit.

Domenica Sportiva raporton që prej mbrëmjes së djeshme është ngjallur interesimi i Biankonerëve dhe këtë verë pritet blerja përfundimtare e shërbimeve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here